Kejsi Verçani ka publikuar këngën më të re që mban titullin “Body on Ice”. Këngëtarja shqiptare, e cila jeton prej kohësh në Londër synon t’i shtohet listës së yjeve shqiptarë që kanë shkëlqyer në tregun ndërkombëtar. Ajo është e njohur dhe për publikun shqiptar pasi ka marrë pjesë në spektaklin e talenteve të reja “The Voice of Albania”.
Duke folur për përvojën e saj në Shqipëri, Kejsi tha se është demoralizuar nga fakti që në Shqipëri nuk është vlerësuar talenti i saj. Për moderatorin Alban Musa, këngëtarja e re tha se beson se është më e lehtë të arrish sukses në tregun ndërkombëtar sesa në vendin tonë.
“Me sa kam kuptuar nuk vlente vetëm talenti por ishin dhe shumë gjëra të tjera. Me thënë drejt, po të kesh lidhje dhe njohje me dikë mendoj se vetëm në atë mënyrë mund të çash tregun shqiptar. Më ka demoralizuar shumë eksperienca që kam pasur në Shqipëri sepse nuk më është vlerësuar talenti por këtu në Angli ma kanë vlerësuar jashtë mase talentin.”, tha ajo.