Së shpejti në Kosovë pritet të startojë Big Brother Vip. Në media janë aluduar disa emra të cilët thuhet se do të jenë pjesë e Realityshowt, ku mes tyre është edhe emri i këngëtares Rovena Stefa.
Në një lidhje me Skype nga Prishtina, këngëtarja Rovena Stefa zbuloi për “Abc e Mëngjesit” se i ka ardhur oferta, por që nuk do të zbulojë ende asgjë për shkak të patentës që ka spektakli.
Stefa deklaroi se, nëse do të futej në shtëpinë e famshme do të bënte një lojë shumë të mirë dhe personazhet e tjerë nuk do ta kishin të lehtë me të.
“Me thënë të drejtën, kjo është një pyetje e bukur. Që vjet e kam pasur një ofertë por vendosa të mos shkoja se mu duk një kohë shumë e gjatë 3 muaj dhe angazhimet, pandemia.
Kurse këtë vit do ta mendoj se unë jam një person i drejtë dhe do ta kisha bërë Big Brother tim. Këtë vit jemi në biseda dhe nuk dua të zbulojë asgjë se ka bëjë dhe me patentën. Po nuk kam vendosur akoma. Ata personazhe që do të ishin me mua, nuk do ta kishin të lehtë se unë jam një person që zbuloj intrigat”, u shpreh Rovena