Ndërhyrjet estetike tashmë janë kthyer në tendencë për shumë vajza. Pakënaqësitë lidhur me pamjen e jashtme shpesh bëjnë që operacionet plastike të shihen si zgjidhje ideale.
Ndër personazhet e njohur, jo të gjithë i pranojnë ndërhyrjet, por ka edhe nga ata të cilët nuk e shohin si problem të tregojnë ndryshimet në fytyrë. Ka qenë ky rasti i Rovena Stefës, e cila ka ndarë një foto post-operacionit në fytyrë. Këngëtarja shihet me hundën e fashuar, duke treguar kështu se ka kryer pikërisht këtë lloj ndërhyrje. “Sapo dola nga operacioni i hundës me sukses!”, ka shkruar Rovena, teksa ka falenderuar stafin e klinikës ku ka realizuar këtë ndryshim.
Ndërhyrjet në hundë janë ndër më të shpeshtat në fushën e kirurgjisë plastike. Për sa i përket Rovenës, tashmë presim vetëm të shohim rezultatet!