Vajza shqiptare e quajtur Nora Arvena ka mahnitur jurinë dhe publikun zviceram me zërin e saj.
14-vjeçarja me prejardhje nga Peja, e cila prej vitesh jeton në Zvicër është pjesë e garës “The Voice Kids”, ku po tregon një performancë të jashtëzakonshme më zërin e saj, shkruan albinfo.ch.
Nora Arvena me zërin e saj doli mahnitëse dhe u bë temë diskutimi për ngjyrat e zërit të saj dhe mjeshtrin e këndimit. Trajneri i saj Sasha është i lumtur për të. Ai thotë se Nora e lë pa fjalë me entuziazmin dhe talentin e saj, shkruan albinfo.ch.
Nora solli para publikut dhe jurisë këngën e Etta James – I’d Rather Go Blind. Sapo nisi këngën ajo arriti ta përvetësojë jurinë, e cila pa pritur vazhdimin u kthyen të gjithë për të parë e shijuar performancën e saj. Ajo tashmë ka arritur ta bind jurinë për të kaluar edhe fazat tjera dhe se zëri i saj premton shumë në skenën muzikore.
https://youtu.be/YP3BceCda3s