Këngëtarja e njohur nga Kosova, Fjolla Morina është ndaluar nga Policia Kufitare e Morinës, teksa ka tentuar të hyjë në Shqipëri.
Burime nga policia bëjnë me dije se Fjollës i është gjetur një armë zjarri, në aotomjetin e saj, tip Audi.
“Sekuestrohet një armë zjarri pistolete me 23 fishekë luftarak si dhe një pistoletë çakmak.
Vihet në pranga një 34-vjeçare që posedonte armën e zjarrit.
Në vjim të veprimeve nga Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Kukës vihen në pranga edhe dy shtetasit që udhëtonin në automjet me shtetasen që posedonte armën e zjarrit.
Shërbimet e Policisë Kufitare në Morinë, në zbatim të masave për parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare, kanë intensifikuar kontrollet si në dalje, ashtu dhe në hyrje.
Si rezultat i kontrolleve të shtuara bazuar në analizën e riskut të bërë nga shërbimet e Policisë Kufitare të Morinës, bazuar edhe në informacionet e marra nga Policia Kriminale e DVP Kukës, është kaluar në vijën e dytë për kontroll më të imtësishëm, mjeti tip “Audi”, me drejtuese shtetasen F.M., 34 vjeçe, banuese në Prishtinë, Kosovë, e cila udhëtonte me shtetasit F.M., dhe F.S., banues në Kosovë e Belgjikë.
Gjatë kontrollit të kryer në vijën e dytë, në çantën e dorës së shtetases F.M, Policia Kufitare gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip “Zoraki”, me 23 fishek.
Ndërsa në bagazh të automjetit u gjet një pistoletë në dukje e dyshuar lodër cakmak.
Në përfundim të veprimeve hetimore, Specialistët për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm dhe Narkotikëve në DVP Kukës, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve;
F.M., 34 vjeçe, banues në Prishtinë, Kosovë, F.M., 29 vjeç, banues Bresalc, Kosovë dhe F.S., 29 vjeç, banues për Belgjikë.
Arrestimi i tyre u bë për veprën penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit”.
Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës për veprime të mëtejshme”, sqaron policia.