Muaj Tetor është konsideruar si Tetori Rozë në gjithë botën.
Këngëtarja e famshme amerikane Anastacia ka dhënë një mesazh të fortë për gratë në këtë muaj tetor, të konsideruar si muaji kundër kancerit të gjirit.
Në mënyrë më intime, ajo i ka bërë thirrje të gjitha grave që të bëjnë mamografinë, si metodë për të kapur në kohë kancerin e gjirit.
Anastacia ka përdorur rrjetet sociale si një mënyrë për të ngritur “fushatën” e saj, teksa shkruan se mamografia në kohën e duhur i ka shpëtuar jetën dy herë.
“Në këtë kohë sfiduese unë inkurajoj të gjitha gratë që të tregohen vigjilente me shëndetin e tyre. Ju lutem mos shtyni një mamografi për shkak të pandemisë”, thotë ajo në një prej postimeve.
Amerikania gjithashtu ka treguar se kanceri i gjirit nuk është turp, “Unë kurrë nuk e marr si të mirëqenë aftësinë për të qenë i prekshëm, i ndershëm, transparent dhe pa turp, veçanërisht gjatë muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit. Pyesni mjekët tuaj për masat e tyre të sigurisë Covid dhe ju lutemi mos i shtyni provimet! Zbulimi i hershëm shpëton jetë. E shpëtoi timen dy herë.”
Mesazhet e saj ndërgjegjësuese kanë ngjallur mjaft reagime në rrjetet sociale.