E një këngëtar që pritet të jetë pjesë e këtij formati, është këngëtari kosovar Durim Morina i cili në publikun shqiptar, por, edhe atë amerikan njihet me nofkën ‘Mirud’, shkruan lajmi.net
Është faqja ‘Eurovision Kosovo’ në Facebook, që ka hedhur dy fotografi të këngëtarit, duke lënë mundësinë për një pjesëmarrje të tillë.
Deri më tani, ‘Mirud’ nuk ka bërë një pohim apo mohim të tillë, madje, nuk është prononcuar fare për medie.
Fotot e këngëtarit, janë komentuar nga fansat, të cilët po e dëshirojnë pjesëmarrjen e tij në këtë festival. E se a do t’ua plotësojë dëshirën simpatizuesve të tij, presim të shohim./Lajmi.net/