Reperi i njohur Getoar Aliu, ose siç njihet për publikun si Getinjo, ka treguar disa detaje rreth jetës së tij për ndjekësit e Instagramit.
Artisti, ka postuar në story një foto nga Budapesti dhe ka bërë një shkrim ku ka rrëfyer një pjesë nga e kaluara e tij, ku tregon se ka qenë tre herë në burgjet e shtetit Hungarez.
Reperi ka shkruar se në atë vend shumë shqiptarë kanë përjetuar keqtrajtim, duke lënë të kuptojmë se ngjarja mund të ketë ndodhur në kohët kur shqiptarët tentonin të kalonin në Evropë në mënyrë të jashtligjshme.
“Këtu ku shumë shqiptarë kanë përjetuar keqtrajtim, njëri prej tyre edhe unë. Sot vij e i rrahë me dokumente gojës. Jeta është interesante! Tre herë kam qenë në burgje të këtij shteti, duke u munduar të dalë në Evropë. Zoti është i mrekullueshëm”, shkruan Getinjo.
Megjithatë, reperi nuk dha detaje në lidhje me kohën kur ka ndodhur saktësisht ngjarja që rrëfeu por me sa duket tashmë ai ka dokumentacionin e duhur për të lëvizur në Hugari.