Eurovision ka qenë prej kohësh më shumë sesa thjesht një spektakël muzikor. Këngëtarët konkurrues pritet që të kenë jo vetëm një zë të mirë, por dhe një performancë fenomenale skenike (koreografia), efektet speciale dhe mbi të gjitha veshjet, të cilat pritet të jenë autentike, inovative dhe të ndryshme.
Këtë vit, duket se ka dominuar një kombinim: kostume argjendi me kristale, në plot katër raste. Anxhela Peristeri, përfaqësuesja e Moldavisë (Natalia Gordienko), e Qipros (Elena Tsagrinou) dhe e Maltës (Destiny) interpretuan pothuajse me të njëjtat kostume.
Duket se tendenca e këtij viti në Eurovision ishte “argjend dhe me kristale” ose “thjesht me shkëlqim”, e cila në fakt nuk ndryshon shumë nga tendencat botërore të modës. Megjithatë, këngëtaret duken mjaft të këndshme dhe joshëse teksa interpretojnë në skenën gjigante në Rotterdamit në Holandë.
Ju kujt mendoni se i rri më mirë ky trend?