Kënga Magjike është një ndër festivalet më të rëndësishme të muzikës moderne shqiptare. Çdo vit ky festival sjell risi sa i përket artistëve, por edhe jurisë. Kush do të jetë pjesë e jurisë këtë vit? Në puntatën e parë të së dielës shqiptare është zbuluar zyrtarisht edhe juria e Këngës Magjike 2019.
Ata janë: Enkel Demi, Arben Skenderi, Armend Rexhepagiqi, Jonida Maliqi, Dj Miss Rose dhe Dj Stone (Erida dhe Arbri Kadena).
Formula e votimit është ndryshuar këtë vit dhe fituesin do ta zgjedhin, artistët pjesëmarrës, por edhe publiku. Ndërkohë juria do të vendosë për artistët e rinjë të cilët marrin statusin BIG, nëse arrijnë të pëlqehen nga 6 anëtarët e jurisë.