Nesër në mbrëmje pritet të nisë edicioni i 17-të i Këngës Magjike. Risia e këtij viti do të sjellë në Pallatin e Kongreseve 45 këngëtarë, të cilët për herë të parë në historinë e këtij festivali do të këndojnë live. Sipas traditës, 45 këngëtarët pjesëmarrës në këto gjysmëfinale do të ndahen në dy grupe – përkatësisht 23 të enjten dhe 22 të premten. Një ditë para mbrëmjes së parë finale janë zbuluar edhe disa nga emrat që do të këndojnë natën e parë dhe të dytë. Kështu, nesër në mbrëmje do të këndojnë Stine, Endri Prifti, Juliana Pasha, Mateus Frroku, Gerta dhe Klejti Mahmutaj, Stresi, Klajdi Haruni, Blerta Gaçe, Bruno etj.
Ndërsa të premten do të ngjiten në skenë emra si Albërie Hadërgjonaj, Altin Goci, Mariza Ikonomi dhe Klea, Flori Mumajesi, Aurela Gaçe etj. Sipas formulës së festivalit, pas performancave të dy gjysmëfinaleve, këngëtarët pjesëmarrës do të votojnë për njëri-tjetrin dhe në bazë të votove të tyre do të vendoset kush do të shkojë në natën finale që do të mbahet të shtunën, më 5 dhjetor.
Marre nga Class