“Kënga Magjike” ka mbyllur fazën e parë me prezantimin e këngëve konkuruese këtë të diel në spektaklin “E Diela Shqiptare”.
Artistë të afirmuar të skenës dhe ata të rinj janë ngjitur në skenën magjike me snimin për të rrëmbyer trofeun e këtij viti. Këngë të një niveli të lartë janë në garë për të fituar trofeun e madh të këtij festivali.
Suprizë e këtij viti është prezantuesja Almeda Abazi e cila vjen nga një përovojë e gjatë artistike në Turqi dhe pritet të sjellë një frymë të re në prezantim. Modelja dhe aktorja do jetë në krahë të producentit Ardit Gjebrea dhe me skenar të Dalina Buzit.
Një kuriozitet i madh ka qenë edhe skenografia e këtij viti e cila pritet të jetë e bukur dhe plot ngjyra, e realizuar nga mjeshtri italian, Gaetano Castelli. Muzikë e mirë por edhe një i ftuar shumë i veçantë special do jetë pjesë e këtij edicioni. Omar Arnaut, këngëtari nga Lindja e Mesme i cili ka pasur sukses të madh në Europë do të këndojë për publikun shqiptar në skenën e festivalit.
“Beautiful Life” është kënga e tij që e bëri të famshëm në të gjithë botën por edhe në Shqipëri. Një tjetër e ftuar speciale do të ngjitet në skenën e festivalit “Kënga Magjike” por ende nuk është zbuluar emri.
Flitet për shume emra këngëtaresh si Elhaida Dani, Bebe Rexha, Bleona Qerreti. Nata finale përpos të ftuarve do të ketë edhe mbretin ose mbretëreshën e këtij viti të këtij festivali. Një garë e fortë është mes Albërije Hadërgjonajt, Flori Mumajesit, Aurela Gaçes, Stines, por edhe shumë emra të tjerë. ”Me fjalë të vogla” e Flori Muamajesit është kënga më e klikuar në Youtube, por nuk mbetet pas as ”Çifti Simpatik”, një ndër këngët më të pëlqyera të publikut e kënduar nga Stine. Këngët këtë vit do këndohen live ku përveç performancave të artistëve do dal në pah dhe vokali i tyre.
Në datat 3, 4, 5 Dhjetor në Pallatin e Koncerteve, në Tiranë starton festivali më i mirë i muzikës së lehtë bashkohore shqiptare i cili do të transmetohet sigurisht në TV Klan.
Info Media Albania Nuk lejohet riprodhimi apo kopjimi i këtij materiali pa autorizimin e redaksisë!