Largimi i Erion Isait dhe Besart Kallakut nga spektakli ‘Portokalli’ padyshim që ishte një
nga largimet më të bujshme të këtij sezoni televiziv.
Vetëm pak kohë më parë dy aktorët e humorit zbuluan se do të jenë përkrah Ardit
Gjebresë në prezantimin e festivalit ‘Kënga Magjike’, por ky duket se do të jetë vetëm
fillimi i dyshes Isai-Kallaku.
Ditën e sotme në emisionin ‘Kush vjen për drekë’, Isai rrëfeu se së bashku me kolegun e
tij, ata kanë përgatitur një emision të gatshëm, për të cilin ende nuk kanë vendosur në
cilin televizion do të shfaqet.
‘Kemi një emision të gatshëm që nuk e dimë se ku mund ta shesim, por do të jetë një
angazhim i vitit të ardhshëm. Këtë vit do ta mbyllim vetëm me ‘Këngën Magjike’.-rrëfeu
Isai, duke zbuluar kështu se ai dhe Besi kanë plane të mëdha për vitin e ardhshëm.