Edicioni i 19-të i Këngës Magjike është gati të nisë rrugëtimin. Si çdo vit, këngët do të prezantohen për 10 javë me radhë në “E diela shqiptare”, ku artistët pjesëmarrës do prezantojnë këngën e tyre për të kaluar më tej fazat e këtij konkurrimi.
Formula e prezantuar për herë të parë vitin e kaluar, ku artistët ndaheshin në kategori të rinjsh dhe kategori VIP, me sa duket ka funksionuar mirë dhe do të qëndrojë edhe këtë edicion.
Po cilët do të jenë ata që do të gjykojnë zërat e rinj?
Janë po të njëjtët që kanë gjykuar kategorinë “New artist” të vitit të kaluar: Uliks Krajka, Sardi Shehu, Venera Lumani, Juliana Pasha, Venera Lumani.
Si fillim, sot anëtarët e jurisë janë prezantuar me publikun dhe kanë folur për grupin e të rinjve dhe prurjet e tyre në muzikën shqiptare vitet e fundit. /revista class