Edicioni i 16-të i festivalit “Kënga Magjike” po afron me shpejtësi në mbrëmjet finale, LIVE nga Pallati i Koncerteve në Tiranë. Tashmë janë bërë publik edhe emrat e gjysëm-finalistëve, të cilët do të ngjitën në skenën e madhe të “Kënga Magjike 2014” në datat 11 dhe 12 dhjetor, për të kërkuar kalimin final në datën 13.
Është gjithçka gati për të shijuar spektaklin që TV Klan ka përgatitur me në krye producentin e parë të këtij festivalili, Ardit Gjebrea, njëkohësisht edhe prezantues i tij tashmë prej 16 vitesh. Në skenën e Pallatit të Koncerteve ka filluar instalimi i skenografisë, e dizenjuar nga skenografi me famë, italiani Gaetano Castelli. Sërish është premtuar një super skenë, me teknologjinë më të fundit të LED-it dhe ndriçimit. Kujtojmë që çdo vit “Kënga Magjike” thyen rekordet e skenografive më të mira të ekraneve tona, madje duke shkuar edhe përtej, ndër më të mirat në Ballkan. TV Klan në përgjithësi ka investuar fuqishëm vitet e fundit në skenografi, duke u bërë lider në këtë aspekt jo vetëm në Shqipëri por edhe rajon.
Në dy netët gjysëmfinale do të ngjiten në skenë 44 këngë, të cilat janë seleksionuar për të kaluar në këtë fazë. Si çdo vit “Kënga Magjike” do të realizohet playback, kjo e justifikuar nga produksioni si një mundësi perfekte për të dhuruar spektakël. Do të gjej hapësirë edhe performanca, e cila edhe këtë edicion do të jetë e një cilësie të lartë. e detajuar nga koreografi i TV Klan, Albi Nako dhe trupa e baletit. Në natën finale do të kalojnë 20 këngë, të cilat do të vlerësohen me disa çmime dhe me atë kryesorin, të parin. Votimi do të jetë si gjithmonë ai klasiku, këngëtarët votojnë për njëri-tjetrin. Në këtë edicion ka shumë këngë të cilat janë vlerësuar nga publiku. Mund të përmendim Çiljetën, Erik Lloshin, Aurela Gace, Genta Ismajli, Elgit Doda e plot të tjerë.
IMA / S. Dema