Kështu quhet programi më i ri muzikor në mediat shqiptare që pritet të nisë së shpejti në ekranin e Vizion Plus.
Çdo javë një artist big do të përballet me emocionet që do të shkaktojnë interpretues të rinj, të cilët do t’i sjellin këngët e big-ëve, të sistilizuara, më bashkëkohore.
8+1 është formuala e #KKT-së; Tetë këngëtarë të rinj, të prezantuar me publikun kryesisht në garat muzikore të talenteve të rinj, si “Voice of Albania” apo “X-Factor Albania”, Fejstina Mezini, Gigliola Haveriku, Anxhela Elmazi, Marjona Metohu, Pier Noshi, Mario Mançelli, Rei Bezhani e Gerald Murrja janë “në luftë” çdo javë për të shkaktuar emocione tek këngëtarë si: Aurela Gaçe, Elton Deda, Irma Libohova, Rovena Dilo, Sabri Fejzullahu etj.
Tetë këngë që i ngjajnë një recitali honorifik dhe një e vetme, kali i betejes, kënga e zemrës, i përket lavdisë së artistit big, që vjen në këtë format edhe në një rrëfim të pazakontë.
Adrenalina e bandës muzikore që do të luajë live, kombinuar në një studio moderne e mikpritëse, do të sjellë një stinë të re: një fund vjeshtë e prag dimër mini recitalesh muzikore në ekran.