Pasi ka konfirmuar daljen e tij të fundit në muajin qershor në episodin final të Karadayi, Kenan Imirzalioglu ka pohuar për mediat që për një kohë të pacaktuar do qëndroje larg serialeve dhe kinemasë.
Destinacioni i tij i radhës do të jetë larg reflektorëve dhe kamerave, në zyrën e biznesit të tij familjar. Kenan Imirzalioglu zotëron në Turqi një firmë ndërtimi, e specializuar në ndertime hotelesh, të cilën gjatë kohës kur ai ishte i angazhuar në televizion për drejtimin e saj kujdesej babai dhe vëllai i aktorit.
Kenan ka konfirmuar, tashmë, se dëshiron ta marrë vetë ne dorë drejtimin e kompanisë dhe që do ti kushtojë më shumë rëndësi biznesit duke lenë kështu për një kohë të pacaktuar aktrimin.