Aktori i njohur Kenan Imirzalıoğlu është duke u përgatitur për debutimin e tij të rradhës në ekran.
Ai do të vijë me një serial të titulluar “Sulltan Mehemet Fati”, i cili është një prodhim i O3 Media dhe do të ketë premierën në Kanal D. Ndërkohë, kenan ka publikuar edhe foton e parë se si ai do të paraqitet në këtë serial.
Në serial do të marrin pjesë gjithashtu aktorë mjaft të njohur në Turqi, si Çetin Tekindor, Metin Akpinar dhe Altan Erkekli. Në drejtimin e serialit do të jetë Altan Donmez./IMA/