Thuajse çdo puntatë gjatë transmetimit, thuhet formati i suksesshëm i “E diell,” “Përputhen” është frymëzuar nga “Uomini e Donne” i Canale 5. Madje, Olti Curri, që luan rolin e opinionistit e konfirmoi vetë se Olsa Muhameti, autorja ka bërë një punë të mirë në sjelljen e një versioni të formulës në vend.
Kelvi Kadilli ama, tha në “ThumbOn” se autori i vërtetë i rubrikës është ai. Kur punonte në Top Channel, ai i dërgoi propozimin në email drejtorit të programacionit, Ben Blushit dhe s’mori kurrë një përgjigje. Sipas tij, ai email i është dërguar Nevina Shtyllës që në bashkëpunim me të tjerë sollën në ekran “Përputhen.”
“Unë kam mësuar një gjë nga përvoja e deritanishme në televizion: Nëse kam projekte, s’duhet t’ia them asnjeriu. Kam bërë një gabim në Top Channel atëherë, çova me email një projekt të lezetshëm që kisha dhe mora vesh që u bë nga “E diell,” kjo e këtyre që dalin çiftet sa andej këndej,” tha Kelvi.
Aulona: “Përputhen?”
“E. Super emër. Unë e doja komplet tjetër gjë. Isha frymëzuar te ‘Uomini e Donne.’ E doja emision më vete komplet. Blushi ka pasur një email timin, ndoshta e ka akoma. Ndoshta s’e ka hapur, ndoshta e ka hapur dhe ia ka dhënë Nevinës, nuk e di. Mund të jetë kjo e dyta se edhe ata Lulin me Colin i kam pasur unë si ide. Unë projekte kam plot, por s’duhet t’ia them asnjeriu se ndodhin dhe këto. Si më tha dhe Olti Curri, “Vëlla, s’e ke shpikur ti Uomini e Donne, kështu që mbylle mos fol më.’ Mirë e ka,” vijoi moderatori.
Kadilli u largua nga Top Channel në qershor të 2019-s pas dy vitesh në ekran. Sipas tij, ai u lërgua me dëshirë sepse mendonte që meritonte më shumë. Në shtator, ai dhe Arjola Shehu nisën “Ditë e Re” në Ora News, që Kelvi e pranon, s’është ajo që do.
“Asnjë televizion nuk ka kushte që të bëjë atë që dua unë të bëj,” përfundoi ai.
https://youtu.be/jKJfLQO8gOw3
anabel.al