Tashmë e shikojmë çdo të shtunë në mbrëmje në ekeranin e televizionit Klan, në programin “Xing me Ermalin”. E bukur, seksi, provokuese, Kejvina Kthella duket se krahas modelingut që e ka nisur që në moshën 14-vjeçare në Itali, tashmë është kthyer dhe në një imazh televiziv.
Kthella ishte sot në studion “Rudina”, në Tv Klan nga ku tregoi se si ka ndryshuar jeta e saj pas famës në televizion.
“Unë jam marrë me modeling por nuk është se kam qenë shumë e njohur, tani të gjithë më shohin. Jeta ime pas daljes në televizion ka ndryshuar shumë, duke filluar nga të jetuarit vetëm në Tiranë, jam larg familjes dhe gjithçka po e bëj vetë. Më parë kur i shihja gjërat si publik më dukeshin shumë të thjeshta por tani që jam pjesë e ekranit kam kuptuar se duhet shumë punë që të dukesh gjithnjë e më mirë. Por unë po mundohem të jap më të mirën”, tha Kthella./tvklan.al