Komisioni Europian firmosi një kontratë prokurimi të përbashkët me kompaninë farmaceutike Gilead për furnizimin me 500 mijë doza Remdesivir, një ndër ilaçet më të përdorura për të trajtuar pacientët e sëmurë rëndë me koronavirus.
Kontrata e nënshkruar arrin një vlerë 70 milionë euro që vijnë nga fondi i Instrumentit të Mbështetjes së Emergjencave. Sipas asaj që shpjegon Komisionin, Remdesivir është deri në këto momente i vetmi ilaç i autorizuar nga BE për trajtimin e personave me Covid që ndodhen nën oksigjen.
Nga kjo marrëveshje do të përfitojnë të gjithë vendet e BE, ata të hapësirë ekonomike europiane, Britania e Madhe dhe vendet që janë kandidate për anëtarësim. KE kishte nënshkruar dhe një tjetër marrëveshje në verë me Gilead për blerjen e 33380 dozave të këtij ilaçi.