Katerina Trungu dhe Znj. Vjollca Xhunga do të jenë sërish sëbashku në një emision të paradites por këtë herë në një tjetër logo.
Sezoni i kaluar e gjeti prezantuesen në Report TV ndërsa këtë vit ajo i është bashkuar Televizionit Klan ku do të moderojë emisionin ‘Shije Shtëpie’.
Duke filluar nga 6 shtatori, nga e hëna në të premte, ora 10:00 – 12:00, dy protagonistet do të na shoqërojnë për rreth 2 orë transmetim me recetat e zgjedhura për amvisat dhe dashamirësit e kuzhinës.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Katerina nëpërmjet një postimi në profilin e saj në instagram, ku ka publikuar spotin televiziv, që ju ftojmë ta ndiqni më poshtë.