Katër viktima dhe 132 raste të reja me COVID-19 është bilanci i 24 orëv etë fundit në Shqipëri. Gjatë ditës së fundit mësohet se kanë humbur jetën një 66-vjeçare nga Kukësi, një 69-vjeçar nga Kurbini, një 70-vjeçar nga Elbasani dhe një 72-vjeçar nga Tirana.
Bashkë me rastet e fundit, Shqipëria numëron deri tani 347 viktima të shkaktuara nga coronavirus. Në 24 orë janë kryer 817 testime dhe janë konfirmuar 132 raste të reja me coronavirus.
Rastet ditore janë si vijon: 24 raste në Tiranë, 15 në Gjirokastër, nga 10 raste në Korçë, Elbasan, nga 8 raste në Krujë, Lezhë, nga 7 raste në Shkodër, Durrës, nga 6 raste në Kukës, Berat, nga 5 raste në Dibër, Malësi e Madhe, nga 3 raste në Has, Pustec, nga 2 raste në Kavajë, Pukë, Tropojë, Pogradec, Bulqizë, nga 1 rast në Lushnje, Vlorë, Kamëz, Mat, Maliq.
Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 173 pacientë, 15 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar. Ndërkohë, 55 qytetarë janë shëruar në 24 orët e fundit, duke e çuar në 6788 që nga fillimi i epidemisë.
COVID-19 – Statistika (17 Shtator 2020)
Testime totale 77217
Raste pozitive 11948
Raste të shëruara 6788
Raste Aktive 4813
Humbje jete 347
(Qarku Tiranë 166, Durrës 45, Shkodër 39, Elbasan 22, Fier 18, Korçë 15, Lezhë 14, Kukës 9, Dibër 7, Vlorë 6, Gjirokastër 4, Berat 2).
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2380
Durrës 533
Shkodër 373
Lezhë 278
Elbasan 264
Korçë 225
Fier 213
Vlorë 182
Kukës 144
Berat 99
Gjirokastër 63
Dibër 59