Sipas Klinikës Mayo, një sulm në zemër ndodh kur një ose më shumë arterie koronare bllokohen. Bllokimet më së shpeshti shkaktohen nga grumbullimi i yndyrës dhe substancave të tjera të cilat formojnë një pllakë në arterie.
Sidoqoftë, 80 për qind e sulmeve të parakohshme në zemër dhe goditje në tru janë të parandalueshme, me një dietë të shëndetshme dhe aktivitet fizik të rregullt. Me kalimin e kohës, një grumbullim i depozitave yndyrore, formon substanca të quajtura pllaka, të cilat mund të ngushtojnë arteriet, duke shkaktuar shumicën e sulmeve në zemër.
Çdokush që ka sëmundje të zemrës ka një shans më të lartë për të pasur një sulm në zemër, duke e bërë të domosdoshme të shikoni për shenjat e sëmundjes koronare.
Jo të gjithë njerëzit që kanë sulme në zemër kanë të njëjtat simptoma; disa njerëz kanë dhimbje të lehta ndërsa të tjerët kanë dhimbje të forta. Ekzistojnë një numër shenjash paralajmëruese të hershme që duhet të keni kujdes.
Shenjat e hershme
Shqetësim në gjoks: Shumica e sulmeve në zemër përfshijnë siklet në qendër të gjoksit që zgjat më shumë se disa minuta – ose mund të largohet dhe pastaj të kthehet.
Siklet në zonat e tjera të pjesës së sipërme të trupit: Dhimbja ose shqetësimi në njërin ose të dy krahët, shpinën, qafën, nofullën dhe stomakun mund të jetë një shenjë tjetër e një sulmi në zemër. Për disa njerëz dhimbja ose shtrëngimi mund të jetë i rëndë, ndërsa për të tjerët mund të jetë e pakëndshme.
Gulçim: Megjithëse kjo mund të ndodhë si për burrat ashtu edhe për gratë, është më e zakonshme që gratë të përjetojnë gulçim.
Shenja të tjera: Shenja të tjera të mundshme përfshijnë shpërthimin në një djersë të ftohtë, të përziera ose marramendje.