Alfio, Albana, Miklovani dhe Uani janë katërshja më e mirë e edicionit të parë të MasterChef Albania. Për të ardhur deri këtu ata kanë kaluar sfida të vëshira dhe emocionuese. Albana, e vetmja konkurrente femër në gjysmëfinale nuk ka fituar asnjëherë si pjata më e mirë, ndërkohë që Miklovani ka fituar dy herë, Uani një herë dhe Alfio, i cili ka fituar gjithashtu dy herë me pjatën më të mirë.
Në gjysmëfinale ata do të përballen me disa sfida, njëra prej të cilave, është ajo që do të përcaktojë dhe 2 finalistët e këtij MasterChef-i.
Njihuni me katër gjysëmfinalistët.
ALBANA, 25 VJEÇ SHTËPIAKE
Albana është kthyer në Shqipëri pas shumë vitesh emigracioni në Greqi. Pasioni për kuzhinën ka nisur që në moshën 13-14 vjeçare, kur shikonte emisionet e gatimit në televizor. Ka kryer një sërë kursesh gatimi, të cilat e kanë ndihmuar të perfeksionohet. Tre pjatat që gatuan më mirë janë: pastat, kaneloni dhe musakaja. Albana është e martuar dhe ka një vajzë të vogël 2 vjeç. Përveç gatimit ka pasion volejbollin.
Merr pjesë në MasterChef: Sepse është një arsye e fortë për t’u kthyer përgjithmonë në Shqipëri dhe për të nisur një jetë të re.
ALFIO, 24 VJEÇ PICAJOL
Alfio është nga Shkodra, por jeton prej shumë vitesh në Treviso të Italisë. Është një djalë shumë ambicioz dhe gjithnjë në kërkim të përmirësimit të vetes. Profesioni i tij janë picat. Ai punon 15 orë në ditë, gjë që e mban larg fmiljes dhe dëshirave të tjera të kohës së lirë. Gatimi për të është një frymëzim i vazhdueshëm. Sa herë mërzitet gatuan, dhe gjithçka merr tjetër kuptim për të. Kuzhina e preferuar është sigurisht ajo italiane. Pjata që pëlqen më shumë është spageti ala karbonara. Pika e tij më e fortë në kuzhinë është durimi.
Merr pjesë në MasterChef: Që të fitojë njohuri të reja dhe të për të fituar çmimin e madh.
MIKLOVANI, 26 VJEÇ I VETËPUNËSUAR
Miklovani është larguar nga Shqipëria në një kohë kur në Itali ikej me gomone. Ai ka qenë 9 vjeç dhe këtë episod s’e harron dot lehtësisht. Ai është shumë këmbëngulës dhe mjaft i përkushtuar ndaj punës. Ka një mënyrë pune aq të organizuar saqë nuk i bëjnë përshtypje të papriturat apo presioni i kohës kur gatuan. Ka nisur të gatuajë që në moshë të vogël, pasi prindërit ktheheshin vonë dhe atij i duhej të gatuante për vete dhe motrën. Kuzhina është pasioni më i madh i jetës. Pjatat e preferuara janë: supa e peshkut, orizi me akullore borziloku dhe karpaço karkaleci e gjallë. Përveç gatimit pëlqen dhe futbollin dhe makinat.
Merr pjesë në MasterChef: Sepse ai mendon se ka përbërësin sekret: talentin!
UANI, 21 VJEÇ KAMARIER
Ai është konkurrenti më i ri në moshë në MasterChef. Prej 15 vjetësh jeton në Greqi nga ku vjen enkas për audicionet e MasterChef. Gatimi është nga dashuritë e tij më të mëdha. Që i vogël, duke qenë hamës i madh, shikonte në ëndërr pjata të ndryshme. Të nesërmen fillonte t’i gatuante të gjitha pjatat që kishte ëndërruar. Uani është një djalë shumë serioz në kuzhinë dhe shumë i përkushtuar në pasionin e tij. Kuzhina e preferuar është ajo meksikane. Përveç gatimit ai ka hobi futbollin dhe handbollin.
Merr pjesë në MasterChef: Për të mësuar dhe për të ndërtuar një biznes privat të vetin.
[yop_poll id=”2″]