Nga ajo çfarë po shihet kjo mund të jetë kriza më e rëndë diplomatike e cila ka përfshirë arabinë, që kur Kuvajti u pushtua nga Iraku më 1990. Pas mbarimit të afatit të vendosur nga vendet e gjirit për që Katari të zbatojë 13 kërkesat e vendeve fqinje në mënyrë që të lidhin përsëri marëdhëniet, i cili skadoi të Dielën, sot përsëri ato i kanë dhënë një 48 orësh tjetër Katarit për t’i përmbushur ato.
Ashtu si ju kemi informuar edhe më parë, mbyllja e Al Jazeera, rrjeti më të madh mediatik të rajonit por edhe botës, është vetëm një nga 13 kërkesat që Arabia Saudite, Egjipti, Bahreini dhe Emiratet e Bashkuara Arabe kanë lëshuar për Katarin më 22 qershor, duke e akuzuar vendin se është duke mbështetur terrozimin.
Muajin e kaluar, katër vendet ndërprerë lidhjet e tyre diplomatike me Katarin dhe mbyllën hapsirën ajrore, po ashtu bllokuan naftën dhe gazin, si dhe rrugët tokësore për çdo shtetas të këtij vendi Arabik.
Al Jazeera, një transmetues i financuar nga familjet e mëdha mbretërore rajonale, i ka dënuar edhe kërkesat dhe ka thënë se ato janë “një përpjekje për të ndrydhur lirinë e medias në rajon.” Muajin e kaluar, rrjeti tha se “Ne e pohojnë të drejtën tonë për të ushtruar gazetarinë tonë, profesionalisht pa u lëkundur presioneve të çdo qeverie ose autoriteti. ”
Por shenjat që aktualisht po jepen, sipas analistëve botëror po shihet se Al Jazeera do të vijojë transmetimin e tij, gjë kjo e cila mund të çojë edhe në një krizë më të thellë të krizës.