Kastro Zizo qe dy sezonesh u shfaq në ekranin e RTV Ora, me emisionin “Late Night Show” ka njoftuar se tashmë nuk do të jetë më pjesë e televizionit i cili para disa muajsh u nda në të njejtin emër por me tematika të ndryshme.
Largimin nga ekrani i Ora, Kastro Zizo e njoftoi përmes një interviste në emisionin “Treshat” në Vizion Plus.
Ndërsa ka falenderuar kolegët, ai ka njoftuar dhe largimin e tij nga ekrani i këtij televizioni. “2020-a më ka gjetur pak më të mbledhur dhe me më shumë mend në kokë. Njeriut kur i shtohen pak mend ose bëjnë zgjedhjen më të keqe ose më të mirën. Mendoj se është kohë lëvizjesh, është kohë shtegtimesh. Unë atij televizioni i kam dhënë shumë. Një falenderim i madh për kolegët dhe bashkëpunëtorët. ‘Late Night Show’ nuk do të bëhet më në RTV Ora,” ka thënë moderatori dhe autori i “Late Night Show”.
Kastro Zizo ka lajmëruar gjithashtu dhe dy projekte të tjera, në të cilin një do të jetë nën rolin e regjisorit dhe një në rolin e producentit./IMA/