Ditët e karantinës kanë frymëzuar këngëtarin Kastro Zizo për të qenë produktiv në mënyrën e tij për të bërë art. Nuk i është dashur shumë dhe nisur nga një shaka me mikun e tij Orgest Kallaku i njohur si VINSMOKER i kanë dhënë jetë albumit më të ri të kantautorit, ‘Karantina’.
Albumi i cili do të përmbajë 6 materiale të reja eksperimentale te orjentuara ne rrymat funky progresive. Titulli i këngës së parë që do të përmbajë ky album u zbulua nga vetë Kastro dhe shërbeu pikërisht si pikënisje e këtij projekti të “çmendur” të dy artistëve Lemon.
Albumi do të jetë i disponueshëm në të gjitha dyqanet online nga 4 Prilli falë bashkëpunimit të Loudcom.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Kastro në llogarinë e tij instagram teksa është shprehur: Nuk dua te zgjatem ne fjalime te medina. Di tju them që
është një album totalisht ndryshe nga çfarë keni dëgjuar nga unë apo nga muzika që qarkullon vërdallë.