Gazetari i njohur Kastriot Myftaraj, i cili së fundmi ka dhe një emision të vetin në Ora News, ditën e djeshme ka komentuar edhe ardhjen e Ylli Rakipit në ekranin e Top Channel si zëvendësues i programit të Sokol Ballës.
Myftaraj nëpërmjet një statusi në faqen e tij në Facebook është shprehur se ardhja e Rakipit në televizionin kombëtar e indetifikon tashmë atë si “Top Casino”. Sipas tij, familja Hoxha ka një pasion të madh për lojërat e fatit, por gjithashtu nuk është kursyer as për Filip Çakullin, drejtorin e Fiks Fare djali i të cilit është përgjegjës në insititucionin që merret me lojërat e fatit në Shqipëri. Gjithashtu edhe Rama duhet të përpiqet që të luftojë flakët e tjera të Top Channel sipas të cilit zelli për lojërat e fatit nuk shuhet me para.
Më poshtë edhe statusi i Kastriot Myftarajt në rrjetet sociale: