Dy transmetuesit nga Amerika Latine kanë blerë serialin dramatik turk Karadayi nga distributori Eccho Rights.
Telefe në Argjentinë dhe Mega në Kili kanë fituar të drejtat e transmetimit të serialit, i cili është prodhuar nga kompania e filmit me qendër në Stamboll Ay Yapim.
Karadayi do të ketë premierën në Mega këtë muaj dhe në Telefe më 1 dhjetor. Më parë, dy kanalet porositën serialin popullor turk Ezel nga Eccho Rights, e cila e ka shitur tashmë Karadayi në më shumë se 50 vende të botës.
“Gjatë vitit të kaluar kërkesa për serialet turke është rritur ndjeshëm në Amerikën Latine. Shumëllojshëmëria e karaktereve të forta dhe subjektet që trajtojnë janë pëlqyer nga publiku vendas, duke hasur shumë ngjashmëri me formatin tradicional të Telenovelave,” ka thënë Barbora Susterova, drejtor i shitjeve dhe blerjeve për Amerikën Latine dhe Iberinë në Eccho Rights.
“Me eksportet turke janë shënuar edhe rezultate të kënaqëshme në ratings, ne presim që popullariteti i këtij zhanëri të vazhdojë të rritet në audiencën e transmetuesve në rajon dhe jemi të sigurt që do të mbyllim të tjera marrëveshje në javën e ardhshme në Mip Cancun.”
Karadayi tregon historinë e Mahir, babai i të cilit përfundon në burg për një vrasje që nuk ka kryer. Mahir vendos për të gjetur vrasësin e vërtetë, duke tërhequr familjen e tij në një luftë me ata që janë pas krimit. Kërkimi i tij për drejtësi është i komplikuar nga një histori e pamundur dashurie që përfshin gjyqtaren e cila mban fatin e babait të tij në duart e saj.
Burimi C21