Netflix ka porositur një serial të ri më titullin “Kaos”. Bëhet fjalë për një rintrepretim dark të mitologjisë greke, krijuar nga Charlie Covell (The End of the F***ing World). Përkrah autores tekevizive në zhvillimin e skenarit të serialit do të jenë edhe Nina Lederman, Tanya Seghatchian dhe John Woodward
Përshkrimi zyrtar i serialit, që do të përbajë 10 episode:
Një rrëfim i ri, dark dhe kontemporan, i mitologjisë greke, që do të eksplorojë temat e politikave gjinore, pushtetit dhe kriminalitetit.
Për momentin nuk janë komunikuar emra të tjerë të përfshirë në projekt. Seriali Kaos do të prodhohet nga All3Media dhe Brightstar.