“Shiko Kush Luan” me rubrikën “Paintball” ka zbuluar shpesh shumë për miqësitë dhe armiqësitë e personazheve të showbizit. Ndonëse na duhet të presim për të mësuar detajet e kësaj puntate, ndalemi te një moment i promos së publikuar nga Luana Vjollca.
Albana Osmani është e ftuara që do realizojë sfidën këtë të shtunë dhe në të është shprehur për Arbana Osmanin. Teksa e qëllon, ajo tregon se nuk ka pasur kurrë miqësi me të, pavarësisht se arsyen nuk e ka kuptuar asnjëherë.
Vajzat kanë punuar në të njëjtin televizion për shumë vite dhe mesa duket marrëdhënia e tyre ka qenë gjithnjë e ftohtë. E vetmja që mund të zbulojë arsyen mbetet Arbana.