Xhonatan Islami, i nominuar mbrëmjen e djeshme nga votimi i publikut, rrëfeu se çfarë e ka prekur më tepër në përballjen me situatën jashtë shtëpisë.
Pas disa situatave në lidhje me komunikimin me Oltën, është aluduar dhe ‘abuzuar’ disi me lajmet në portale se midis tyre mund të ketë patur një histori ose marrëdhënie.
Në lidhje me këtë Xhoni tha:
“Unë kam patur fatin që Oltën ta njoh familjarisht dhe kemi kaluar kohë bashkë me familjen e mrekullueshme që Olta ka jashtë. Kur lexova ato gjëra, realisht jam prekur, dhe sigurisht që është një lajm i rremë i bërë për arsye klikimesh. Nuk doja ta përmendja, por e ndjeja një detyrim moral për publikun.”