Moderatorja e njohur, Fjoralba Ponari është infektuar për herë të dytë nga koronavirusi.
Këtë e ka bërë të ditur me anë të një postimi në Instastory, ku ka publikuar përgjigjen e tamponit. Më pas ka nisur një bashkëbisedim me ndjekësit, një prej të cilëve e pyeti se sa muaj kanë kaluar që prej herës së parë që ishte e infektuar.
“Kohën e saktë të infektimit nuk e di, por di që në fund të qershorit pata disa shqetësime dhe vendosa të bëja serologjikun për antitrupat, ku dhe më doli që e kam kaluar. Kështu që i bie të paktën 7 muaj nga infektimi i parë”, tha Ponari.
Ndërsa për simptomat që e nxitën të bënte sërish testin e Covid-19, moderatorja tha:
“Tensioni i ulët (që s’më ka ndodhur kurrë) dhe humbje e balancës (e justifikova me pagjumësinë dhe lodhjen në punë) më bëntë të kisha dyshime, por prap më bënë të kisha dyshime, por prap më dukej e vështirë duke pasur parasysh që e kisha kaluar dhe sa e kujdesshme kam qenë. Pikat mbi I i vuri temperatura në darkë dhe dhimbja therëse e kockave”.
Ndërsa njërit prej tyre që pretentonte se figurat e njohura të ekranit e kalojnë koronavirusin pa probleme, Ponari iu përgjigj: “Tani ti o ke probleme me sytë, ose me trurin, në cilindo rast mund të sugjerojë mjekë të kualifikuar që të të bëjnë derman”