Të kesh ca të bukura në parti? Po kthehet në modë kjo punë. Erleta Hoti mund të jetë një prej kandidateve të Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e 8 qershorit. Në një postim të saj në Facebook, Hoti ka deklaruar se ka vendosur emrin në listat e kësaj partie për t’u futur në listën e kandidatëve për deputete, por nuk ka marrë ende konfirmimin nga partia. Erleta Hoti ka qënë redaktore në Radio Televizionin e Kosovës dhe njihet në Kosovë si një prej femrave më joshëse të ekranit. Në Shqipëri e njohin edhe si ishbashkëshorten e Kastro Zizos, me të cilin ka edhe një fëmijë. Ata sot janë të ndarë. (si mund të ishin ndryshe? Erleta ka drejtuar disa emisione televizive në RTK dhe tashmë duket se i ka hyrë seriozisht politikës me një parti, e cila ka qëndrime vërtet “të veçanta” si i përket çështjes kombëtare dhe bashkimit të Shqipërisë dhe Kosovës.
Romeo dhe Heidi në krizë? Çfarë po ndodh mes çiftit të njohur?
Ditët e fundit janë shtuar spekulimet për një krizë në marrëdhënien mes aktorit Romeo Veshaj dhe ish-finalistes së “Big Brother...