Pritjes i erdhi fundi, sot në Për’puthen Prime prezantohen kandidatët e parë beqarë +40. Për herë të parë në ekranet shqiptare, nën autorësinë e Olsa Muhametit, zonja dhe zotërinj do të krijojnë lidhje romantike pa filtra duke thyer kështu tabu e duke përmbysur mentalitete. Kandidatet zonja janë nga 40 deri në 64 vjeç, ndërkohë që zotërinjtë vijnë nga e gjithë Europa madje edhe nga Australia e largët.
Formula në strukturë pritet të jetë e ngjashme me Për’puthen rinore, por do të ketë të reja që do të prezantohen hap pas hapi. Sot si episodi i fundit i Për’puthen Prime, programi rezervon edhe surpriza të tjera! Një përballje treshe ndodh për herë të parë, ndërkohë që Atdheu do të rrëfejë sekrete që do të trazojnë ujërat në program. Gjithashtu sot rikthehen pas trazirave si çifti i parë i dashuruar i Për’puthen Tea dhe Bearti! Një episod me ngjarje, emocione, rrëfime, ndarje