“Po na vinë raste ekstreme. Po vdesin njerëz”. Kështu u shpreh e revoltuar mjekja kardiologe e Spitalit Amerikan Lindita Shosha.
Në një intervistë me Enkel Demin në “Abc-ja e mëngjesit”, Shosha ngriti alarmin se po vdesin njerëz çdo ditë dhe nuk kanë mundësi të bëjnë asgjë, pasi siç thekson ajo po u vinë pacientë në fazat e fundit, me 4 ditë jetë.
Sipas mjekes kufizimi i lëvizjes i ka mbyllur njerëzit në shtëpi dhe nuk shkojnë dot në spitale. Më problematike situata është ne rrethe.
“Janë mosha të reja që po u rrëshket jeta para syve. Pacienti që diagnostikova të premten humbi jetën në Shkodër. Për 5 ditë humbi jetën në shtëpi. Jemi të shokuar”, tha ajo.
Pjesë nga intervista:
Unë jam e shqetësuar për këtë kategori pacientësh që u duhet një përballje shumë e fortë për ta luftuar këtë sëmundje. Një pjesë e tyre nuk arrijnë dot ta nisin këtë luftë. Kam konstatuar me një keqardhje të madhe të shikosh që të vinë raste që të përjashtojnë nga çdo lloj trajtimi sepse raste janë aq të përhapura dhe të agravuara. I kemi duart e lidhura. Këtyre pacientëve nuk u ofrojmë asgjë. Ne nuk po dimë tu bëjmë bëjmë dot asgjë.
Është marrë vendimi që do të kryhen vetëm operacionet kirurgjikale urgjente jo vetëm në Shqipëri, por edhe në vende të tjera. Por nga kjo që po më thua kjo nuk ka lidhje me operacionet kirurgjikale urgjente.
Këta njerëz po vijnë vonë dhe po adresohen vonë në spitale. Këta njerëz shkojnë në spitalet e rretheve dhe nuk marrin asnjë lloj shërbimi. Të më falin mjekët dhe kolegët e mi të rretheve. Por unë nuk mund të mbyll sytë dhe të mos theme të vërtetën që e prek me doprë çdo ditë. Të më falin edhe njëherë kolegët. Janë mosha të reja që po u rrëshket jeta para syve. Pacienti që diagnostikova të premten humbi jetën në Shkodër. Për 5 ditë humbi jetën në shtëpi. Jemi të shokuar. Radiologia është e shokuar. Baza kryesore për smëundjet tumorale është imazheria e avancuar. Dhe fatmirësisgt në spitalin ku unë punoj që është Spitalin Amerikan është e gjithë infrastruktura më e mirë e mundshme për të diagnostikuar saktë. Radiologia më thotë se në një javë kam parë 6 tumore të gjirit ishin mosha 32 vjeç. Përvec rasteve të tumoreve të tjera që shikojmë ne. Është situata dramatike. Edhe nëse adresohen në spitale nuk marrin shërbimin që duhet të marrin. Kjo kategori do një vlerësim. Kjo nuk bëhet. Kufizimi i lëvizjeve ka kufizuar edhe daljet e njerëzve nga shtëpia dhe njerëzit durojnë dhe kur vijnë në spital. Në në këto dy muaj ndjekim pacientët që kemi operuar më parë që kanë nevojë për ndjekje. Dhe po shikojmë që nuk po arrijmë dot rastet onkologjike të reja.
Meqë jemi të gjithë të bllokuar rastet e kancerit shfaqen në momentin e fundit që nuk ka as kirurgji, as kimioterapi që mund ti shpëtojë.
Mund të marrin një mjekim për të qetësuar dhimbjet në fund të jetës.
Ndërsa rasti tjetër që është një rast që ti mund ta shpëtosh nuk vjen në kohë.
Si do vi rasti i Sarandës, Tropojës…Kjo gjë i ka frenuar. Një pjesë e tyre nuk e dinë fare çfarë kanë sepse simptomologjia e tumorit është e jashtëzakonshme. Ata vinë në momentin kur nuk mban më ujë pilafi i themi në gjuhën më popullore.
Unë të kupoj shumë mirë, kuptoj edhe revoltën tuaj.
Jam e revoltuar se mua më duhet tu them familjarëve të pacientëve se unë nuk bëj dot asgjë për ata njerëz. Kjo është zemër thyese dhe për një mjek është si ti gërruhet shpirti cdo ditë nga pak. Sepse profesioni unë ky është.
Kjo që më tregon ndër të paktat gjëra që mua nuk më ka ndodhur ndonjëherë.
Në jetë profesionisti duhet të jetë i ndershëm. Nuk luhet me jetën e tjetrit.nuk ka vlerë pasuria. Korona po merr përpara të pasur dhe të varfër. Ne nuk mund të luajmë me jetën e njerëzve. Gjërat do ti them ashtu siç i shoh, të dokumentuara. Kush do të vijë në zyrën time aty kam kartelat. Po vinë raste ekstreme. vdesin njerëzi. A e di se 4600 njerëz vdesin nga tumori, dhe jo 25 nga korona. Nga viti në vit po rritet numri i tumoreve. Numri është 8300 raste të reja me tumor në vit.
Ka disa lloj tumoresh që nëse i kap në kohën e duhur shpëton jetë, si tumori i gjirit
Po sepse diagnostikohet bëhet gjithë ai sensibilizim për kancerin e gjirit. Për tumoret e tjera çfarë po bëhet. Parandalimi është taktika më e mirë. Trajtimi ka një kosto të jashtëzakonshme. Sepse ti e di shumë mirë se sa i gjatë është kaluari i pacientëve që trajtohen me sëmundje tumorale. Unë i shikoj me sytë e mi çdo ditë. Kur i kapim në faza më të hershme gjasat që ata ta kenë fituar luftën me tumorin janë shumë të larta. Ne në Shqipëri kapim tumoret kur kanë dhënë metastaza. Nuk duhet të tërhiqet vëmendjes ndaj këtyre pacientëve. Po vijnë në forma shumë të rënda.
Këtë betejën e koronavirusit po e fitojmë…
Po humbin betejën e e tumorit.
Duhet ti lëmë të sëmurët të marrin ndihmën.
Po, jo vetëm këtë të Tiranës, por janë pacientët e rretheve. Janë tumore që në studimin e fundit janë meshkujt që preken më shumë. Janë 4600 njerëz që e humbasin këtë luftë
Këta njerëz e humbasin në kushte të tjera.
Në kushte karantine ky numër shtohet. Në kushte të tjera ur mund të vinte mbase gjasast që të hiqej tumori do të ishte shumë e kollajshme.