Fax News, kanali më i ri informativ që i shtohet tregut mediatik shqiptar tashmë ka një identitet.
Pronari i tij Kasem Hysenbelliu ka ndarë me ndjeksit e tij në faqen facebook disa foto ku inkuadrohet mikrofoni mbi të cilin vihet re logoja e kanalit Fax News, duke ancuar kështu edhe sfidën e tij më të re në median shqiptare, pas largimit nga News 24 si Drejtor i përgjithshëm.
Lexo edhe “Bledian Koka braktis News 24, ja televizioni ku do të drejtohet!”
Rivali i hapur i News 24, Fax News mësohet se do të nis transmetimin e tij gjatë këtij muaji dhe do të ketë një programacion të larmishëm për karakteristikën e vet duke mos iu ndarë lajmit 24/7.
Televizioni informativ do të transmetojë nën valët e Planet Television duke filluar që nga muaj Shtator. /IMA/