Nga gjysma e muajit nëntor 2015, kanali kulturor Franko-Gjerman Arte do të flas në katër gjuhë. Përveç transmetimit të programeve në frëngjisht dhe gjermanisht, do të ketë një përzgjedhje programesh me titra spanjisht dhe anglisht në web. Transmetuesi shpreson të shtojë në vitet e ardhshme edhe titrat në gjuhën polake dhe italiane.
Versioni anglez dhe spanjoll i Arte do të jetë i disponueshëm online dhe secili kanal do të përmbajë 600 orë programe europiane duke përfshirë shfaqjet origjinale, programet web, dokumentarët që ndjekin linjën editoriale të kanalit, me përjashtim të edicioneve të lajmeve, serialeve dhe filmave.
Me lëshimin e këtyre dy versioneve të reja, programet do të mundësohen tashmë në katër gjuhë (Frengjisht, Gjermanisht, Anglisht dhe Spanjisht) në të njëtën kohë në të gjithë Europën dhe jashtë saj.
Shtimin i gjuhës angleze dhe spanjolle me titra u bë i mundur nga nisma e një projekti pilot të Parlamentit Evropian mbështetur nga Komisioni Evropian, me titull “Nxitja e integrimit evropian përmes kulturës, duke ofruar versionet e reja të programeve televizive të titruar në të gjithë Evropën”.
Arte aplikoji me projekt propozimin, Arte Europe, i cili u miratua nga Komisioni Europian që do të financoj 60% të projektit për periudhën një vjeçare. Por që kanali shpreson ta rinovoj edhe për një tjerër vit duke planifikuar edhe versione në gjuhë të tjera.
Burimi Broadband TV News