Duke filluar nga data 1 Shtator, TV KLAN do të jetë pjesë e platformës TRING TV. Kanali Klan HD do të jetë i disponueshëm për të gjitha paketat Tokësore, Satelitore, dhe Tring OTT.
Kjo lëvizje sjell TV KLAN më afër audiencës së tij, duke ofruar mundësi më të gjera shikimi për të gjithë abonentët e TRING TV. Një lajm i mirë për të gjithë ata që dëshirojnë të ndjekin programet dhe emisionet e preferuara të TV KLAN.