Kanadaja njoftoi një marrëveshje parimore me vlerë 40 miliardë dollarë kanadezë (rreth 28 miliardë euro) për të reformuar sistemin e saj të kujdesit për fëmijët dhe për të kompensuar familjet indiane të diskriminuara ndër vite nga kjo politikë.
Ky njoftim u bë nga Ministrja e Shërbimeve indiane, Patty Hajdu. Gjysma e shumës do të përdoret për të kompensuar fëmijët indianë që janë marrë nga familjet e tyre dhe janë vendosur nën kujdesin shtetëror.