Premier Liga ruse e futbollit po përjeton një sezon të zjarrte dhe tepër rivales në garën për titullin kampion. 4 ekipe janë të paktën në letër pretendente për të fituar trofeun e madhe sezonal në Rusi, një eveniment që ka ardhur edhe këtë fundjave me disa ndeshje live në platformën Tring. Cska e Moskës ka reguar mirë pas humbjes ndaj zenitit javën e kaluar duke mposhtur ketë herë me goleade në sfidën e javës së 23 modestet e Mordovias 7 me 1. Autogoli i Shitov zhbllokoi rezultatin që në minutën e 3 për vendasit të cilët në pjesën e parë shënuan edhe 4 herë të tjera me anë të Eremenkos, Golovin, Ahmed Musa dhe Ignjashevic. Në të dytën serish Eremenko dhe Mas Xhagoev shënuan golat e tjerë për vendasit, ndërsa Mordovia golin e nderit e shënoi me anë të Samodin. Fitorja e kthen CSKA në vendin e parë me 46 pikë, vetëm 1 pikë më shumë sesa Rostovi që humbi kryesimin të premten pas barazimit në transferte me Anzhin. Ndërkohe 3 pikë larg kreut është tashmë Zeniti që mundi 0 me 2 skuadrën e Amkar në një tjetër takim të transmetuar në Tring. Arten Dzyuba në minutën e 30, si dhe Aleksandër Kokorin në minutën e 86 i dhanë fitoren skuadrës së trajnerit Villas Boash.
Marre nga VizionPlus