Shëndeti mendor, eksperiencat me ankthin, kanë qenë qendra e gjithë debateve dhe ngjarjeve të ndodhura përgjatë javës, në “Big Brother VIP”. Semi dhe Fifi kanë rrëfyer të dyja eksperiencat e tyre, dhe luftën e gjatë me ankthin.
Së fundmi edhe aktorja Monika Lubonja ka ka diskutuar me pjesën tjetër të banorëve ka rrëfyer dhe një moment të vështirë nga fëmijëria e saj, duke treguar se dhe ajo vuan nga ankthi.
‘’Edhe unë vuaj nga ankthi, unë kam sjellë nëpër duart prangat e babit kur isha ende fëmijë. A e di çfarë do të thotë të shohësh spitalin psikiatrik në moshën 19- vjeçare’’,- i tha ajo Semit, e cila pësoi një krizë paniku, pikërisht nga loja e Monikës dhe Fifit.
‘’Ju jeni artista, por nëse do donit një këshillë nga unë është që të mendonit dy herë përpara se ta thoni fjalën e keqe’’,- shtoi ajo, duke këshilluar Semin që të mendojë pak më gjatë përpara se të ofendojë dhe revoltohet për gjërat që ndodhin.
Kujtojmë se edhe në spektaklin e djeshëm, u diskutua “loja” që Monika dhe Fifi organizuan gjatë javës me plan, ku ato debatuan me njëra-tjetrën, por nuk u prit aspak mirë nga banorët. Kjo gjë e ka prekur tepër aktoren, e cila tentoi të sqaronte përpara banorëve dhe publikut se e gjitha lindi si pasojë e gjendjes së rënduar shëndetësore të Fifit. Pas përfundimit të spektaklit të mbrëmshëm, nga gjithë tensioni i përjetuar, Monika ka shpërthyer në lot, ndërsa banorët e tjerë në Shtëpinë e Dënimeve e kanë ngushëlluar.