Nuk ndodh shpesh që personazhet e njohur të tregojnë detaje nga jeta e tyre, sidomos kur ajo nuk ka qenë edhe aq e “lustruar” sa ç’duket tani në rrjetet sociale. Megjithatë kur flasin hapur që megjithë vështirësitë që kanë patur në jetë ja kanë dalë, kjo i bën edhe më të dashur. Kjo ka ndodhur edhe ditën e sotme me aktorin Aleks Seitaj.
Në rubrikën “Dream Team” në emisionin “E Diell” ku ishte sot i ftuar, aktori i njohur i “Portokalli” ka folur për herë të parë për fëmijërinë e tij që mesa duket ka qenë e varfër. Ai tregoi se si falë një shalli të cilin e ka edhe sot, ju zhvillua imagjinata dhe dëshira për t’u bërë aktor.
“Mbaj mend që në fëmijërinë time kam qenë një fëmijë i vetmuar dhe kisha një shall, nuk kisha lodra se ishim të varfër dhe atë shallin unë e përdorja si makinë, si tapet fluturues dhe që nga ajo kohë vetëm me atë shallin që na gjendej dhe kam përshtypjen që na u zhvillua imagjinata është nga gjërat që influencoi në profesionin që unë kam sot. E kam atë shallin se ishte shalli i mamasë time sepse janë disa gjëra të pajës së mamasë përfshirë dhe robdishani që kam në sketçe që janë për muze. Pavarësisht se babin e dua shumë, më duhet të them se luaja me mamin, zakonisht bënim lojëra ‘mos u nxeh’, por mbaj mend që kemi parë shumë filma me mamanë”, tha Aleksi.