Debate të shumta ka patur gjatë javës mes Arjolës e Donaldit, që nisën në dukje nga një bisedë banale për punët e shtëpisë, por agravoi në tone të larta dhe ofendime.
Donaldi e quajti pretekst të gjithë pikënisjen.
“Arjola nuk të shikon në sy, mua nuk më pelqen”, tha Donaldi referuar aktores.
“Më ka quajtur lojtarë të dobët, dyfytëreshe”, tha Arjola, e prekur, që i quajti veprimet të dyshimta të Donaldit, lidhur me Semin, Fifin, Beatrix etj.
Sakaq, aktori, shumë i acaruar, tha se ajo është egoiste, dhe e konsideron veten më shumë seç është.
“Je njeriu që ka më pak argumente në shtëpi”, tha ai, duke i kujtuar se ai ka ndenjur zgjuar kur ajo shihte makthe për fëmijët e saj, madje ka qarë për të.
“Ti je mosmirënjohëse”, tha aktori, që i qëndroi deri në fund fjalës së vet.