Emisioni “Dua të të bëj të kumtur” i Arbana Osmanit na ka bërë të gjithëve të paktën një herë të derdhim lot nga historitë prekëse që transmetohen në ekran
E kemi vlerësuar gjithmonë moderatoren për faktin që shfaqet aq e fortë dhe përpiqet të menaxhojë sa më mirë situatat, mirëpo ka raste që edhe Arbanës i del situata jashtë kontrollit
Kështu ka ndodhur në puntatën e radhës që do të transmetohet së shpejti. Moderatorja ka treguar se s’i ka mbajtur dot lotët për asnjë moment dhe ka qarë me ngashërime.
“Si ia bën të mos qash në emision?”- e pyet dikush, ndërsa Arbana ia ka kthyer:
“Në emisionin që regjistruam dje (që do të transmetohet në javët në vijim), kam qarë pa pushim dhe me ngashërime) përgjatë një historie dhe për herë të parë në punën time nuk kam mundur të kontrolloj emocionet në asnjë çast. Nuk jua përshkruaj dot.”- ka treguar moderatorja, duke na bërë kaq kuriozë.
Tashmë, dita e Arbanës është tepër e ngarkuar me xhirime dhe me dy vogëlushët, Diellin dhe Jonin, që kërkojnë vëmendjen maksimale nga mami.
Nuk mbetet pas as partneri, Eduart Grishaj, i cili megjithëse e ndihmon shpesh në shtëpi, sërish kërkon përkushtimin e tij.