Mbrëmjen e sotme në “Për’puthen” është rikthyer Ritvana, konkurrentja e cila la programin pa asnjë arsye dhe krejt papritur.
Sakaq, sonte pas një përballjeje me Erionin dhe Mikelën, ku tregoi se nuk kishte më interes për konkurrentin, dhe nuk donte të ishte pjesë e asnjë trekëndëshi, ajo njoftoi se po largohej përfundimisht, për tu marrë seriozisht me shëndetin.
“Të hënën largohem për në vendin ku jetoj. Duhet të kryej një ndërhyrje kirurgjikale”, tha konkurrentja, që iu uroi suksese të gjithëve në program.
Kujtojmë që ajo ishte vajza e parë që u bë pjesë e programit këtë sezon, dhe pati shumë afrimitet me Argjendin, ndonëse gjërat mes tyre nuk shkuan ashtu siç prisnim, dhe ai u largua para saj nga programi.