Fifi gjithnjë ka qenë e hapur dhe e sinqertë për të gjitha ato që ka ndarë me publikun e saj.
Së fundmi ajo ka folur për diçka që ndoshta edhe pak rrallë flitet në një mënyrë më bruto.
Këngëtarja tregoi për emocionalitetin e saj gjatë shtatzënisë dhe periudhës së pas-lindjes.
“Gjatë periudhës së shtatzënisë dhe pas lindjes, kam pasur një periudhë goxha intensive dhe mendja ime pati nisur të shfrenohej, dhe kam filluar ta krahasoj veten me njerëz, thosha ‘po unë s’jam kjo, pse duhet të bëj kështu?’”, ka thënë Fifi në një video të ndarë me afro 700 e 50 mijë ndjekësit e saj në Instagram.
“Por, tash prej që jam qetësuar dhe jam me një pozicion tjetër, jam marrë me veten shumë emocionalisht dhe psiqikisht, kam lexuar shumë libra psikologjikë dhe kam dëgjuar shumë video për energji pozitive dhe s’i me ngreh energji pozitive”, ka rrëfyer Fifi.
Ajo po ashtu ka paralajmëruar projekte të reja, derisa në videon e publikuar dëgjohet të thotë – “po bëj këngë të bukura, se keni idenë se çfarë këngësh kam në telefon”.
Ajo po ashtu ka paralajmëruar projekte të reja, derisa në videon e publikuar dëgjohet të thotë – “po bëj këngë të bukura, se keni idenë se çfarë këngësh kam në telefon”.