Një ndër rubrikat më popullore të “E Diela Shqiptare” e shfaqur për herë të parë këtë fillim shtatori, e adaptuar nga formati simotër i Maria De Filipe “C’e Posta per Te”, “Kam një mesazh për ty” edhe këtë të Dielë mjaft të ftohtë ka ofruar emocione dhe histori njerëzore.
Ishte Elio, një djalosh i ri i cili ka patur një adoleshencë të trazuar, ka qënë ai djali rrebel i cili nisi cigaren shumë herët që në moshën 14 vjeçare për të vazhduar me grindjet me prindërit dhe ikjen nga shtëpia, e cila përfundoi me sjelljen e nuses së tij të re për t’ua prezantuar prindërve. Ai i kërkoji ndjesë gjyshit të tij, e cila u finalizua me një përqafim të ngrohtë dhe tepër prekës.
E Diela kësaj rradhe, dhuroi dhe emocione dashurie. Afërdita e divorcuar prej 12 vitesh takon dashurinë e madhe të jetës së saj, Lekon. Nën tingujt mbi kalldrëmet e qytetit të gurtë ata vendosin ta jetojnë bashkë dashurinë e tyre duke lënë pas të shkuarën.
Eleni ishte vazja e cila në moshën 4 vjeçare humbi mamanë. I ati s’pranoi ta njihte deri dy vjet më parë, kur gjyshi që e rriste para se të jepte frymë e merr në telefon dhe i kërkon të kujdeset për të bijën.
Jeton për dy vite me familjen e tij në Greqi, por largohet kur dëgjon se ai do e martonte për 25 mijë euro. Eleni takoi Gjyshen e vet ku i kërkoi ndjesë për gabimet që ajo kishte bërë. Eh a ka gjyshe që mos të dojë “mjaltin e mjaltit”?
InfoMedia Albania | Ndalohet rreptësisht kopjimi i këtij materiali pa autorizim nga redaksia