Një pasdite prekëse ka qënë kjo e së Dielës që sapo lamë pas. Histori dhe Tragjedi të përcjella nëpërmjet lotësh të cilat përfunduan me gëzimin e arritjes së qëllimit.
Enerilda ka 6 vite martese dhe qe ne diten e pare e ka ndjere qe vjehrra nuk e donte. E ka pasur te pamundur ta therrase mama dhe morri guximin t’ia thote te gjitha ne sy duke thirrur vjehrrën e saj e cila e pranoi ftesën.
Padyshim, ato vendosën që ti rregullojnë mardhëniet e tyre porsi nënë e bijë, duke harruar të gjitha mëritë dhe debatet të cilat tashmë i përkasin së shkuarës.
Elida, ishte protagonistja e dytë e rubrikës “Një Mesazh për Ty”. Ajo kishte injoruar dhe akuzuar Fatmirën për diçka pa shkak ne sy te qindra njerezve. E cila pranoi ftesën për të qënë pjesë e rubrikës njëkohësisht edhe fali mikeshën e saj.
Tepër prekëse ishte historia e Kleas prindërit e së cilës janë ndarë, por mamaja e saj nuk e pranont ende divorcin edhe pse ka kaluar nje jete mes dhunes e dhimbjes. Në një familje e cila për rreth 20 vite nuk gjente paqe por përherë debate të shkaktuara nga ish-kryefamiljari, si për Klean po ashtu edhe për pjestarët e tjerë të familjes.
Kur një familje është e paqtë, ke gjithçka që ty të duhet. Dhe në fakt Klea ia arriti qëllimit, ajo arriti ta bindi nënën e saj që ti jepte ish bashkëshortit të saj divorcin.
InfoMedia Albania // J.Kasaj | Ndalohet kopjimi i këtij materiali pa autorizim!